TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Gusht 2023, 08:20

Zbardhet dinamika e sherrit në Shëngjin, të rinjtë u qëlluan me armë nga pronarët; shpallen në kërkim 3 vëllezërit

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet dinamika e sherrit në Shëngjin, të rinjtë u

Është zbardhur dinamika e plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një lokal në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” në Shëngjin, ku mbetën të plagosur Albert Gjinaj, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë.

Burime bëjnë me dije se dy të rinjtë e plagosur u qëlluan nga pronarët e lokalit me armë zjarri.

Si klientë ata ishin të dehur në lokalin e autorëve dhe kanë filluar të krijojnë shqetësime. Pasi patën një debat me pronarët në ambientet e lokalit, më pas kanë dalë jashtë ambienteve të barit për t’u sqaruar, ku njëri prej pronarëve i ka qëlluar në pjesën e këmbëve duhe i lënë të plagosur.

Sakaq janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët, të cilët janë Kristian Curri, Bledar Curri dhe Frajd Curri (vëllezër).

Dy të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

"Rreth orës 22:00, në Shëngjin, në një lokal në vendin e quajtur "Rana e Hedhun" dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë plagosur me armë zjarri lehtë në këmbë shtetasit A.Gj, 28 vjeç banues në Tiranë dhe G.N. 30 vjeç, banues në Thumanë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve, konkretisht shtetasit B. C., F. C. dhe K. C., dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.", njofton policia.

plagosje shengjin pronare arme 3 vellezer

Lini një Përgjigje