TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Gusht 2025, 15:32

Armët gati për zjarr/ Pa bluzë dhe me pantallona të shkurtra, ja momenti i arrestimit të Kleanthi Bylykut (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Armët gati për zjarr/ Pa bluzë dhe me pantallona të

“Policia, policia, asnjë lëvizje”, ishin këto thirrjet që policë me maska bënë gjatë momentit të arrestimit të Kleanthi Bylykut alias  Armando Gega, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Renato Hoxhaj. Krimi ndodhi mëngjesin e 27 prillit në qytetin e Vlorës, ndërsa viktima u qëllua shumë pranë banesës së tij.

Nga një video e publikuar nga policia jepen momentet kur një Audi i bardhë ndalet nga trupa operacionale dhe nga sedilja e pasme nxirret jashtë automjetit Bylyky, i cili ishte me pantallona të shkurtra dhe pa bluzë. Më pas atë e shtrijnë në tokë dhe i vendosen prangat.

 Madje, të arrestuarit duket se nuk i japin mundësinë as të veshë shapka, pasi ishte zbathur.

Nga video, policët i kanë drejtuar pistoletat nga Audi, ndërsa një prej efektivëve është i armatorur me një automatik, çka duket se operacionalja ka pasur frikën e një reagimi nga ana e të arrestuarit. 

 

Lini një Përgjigje