TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Gusht 2025, 15:22

Vrasja e Renato Hoxhaj, dyshohet se ekzekutori është shtetas rumun

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Renato Hoxhaj, dyshohet se ekzekutori është shtetas rumun

Renato Hoxhaj u ekzekutua mëngjesin e 27 prillit 2025 në lagjen Hajro Çakërri në Vlorë, ndërsa ka dyshime se krimi u porosit nga Dubai.

Megjithëse zyrtarisht autoritetet ligjzbatuese nuk kanë dhënë një pistë sepse u vra 58-vjeçari, ka dyshime se ekzekutimi i tij është bërë pas dyshimeve se bënte një lojë të dyfishtë mes grupeve kriminale.

Sot Policia e Vlorës arrestoi 42-vjeçarin Kleanth Bylyku allias Armando Gega, një personazh i njohur për policinë, i dënuar më parë për armëmbajtje paleje, ndërkohë që dyshohet se është anëtar i një prej grupeve kriminale në qytetin bregdetar.

Arrestimi tij vjen pothuajse 3 muaj pas arrestimit të Elis Mehmetit, i cili u kap 3 ditë pas krimit, me dyshimin se kishte përkrahur autorin e vrasjes.

Po cili është ekzekutori i viktimës?

Nga raportimet mësohet se dyshohet se ai është një shtetas rumun, tashmë i identifikuar nga policia shqiptare. Sipas Report TV, pas krimit, ai ka arritur të largohet nga Shqipëria.

Në krimin ndaj Hoxhaj dyshohet se janë përdorur 3 automjete, që kanë shërbyer për të larguar ekzekutorin, por edhe bashkëpunëtorët e tij.

Lini një Përgjigje