TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Gusht 2025, 11:10

Goditën me sende të forta dhe thikë 42-vjeçarin pas një sherri, arrestohen dy vëllezerit në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Goditën me sende të forta dhe thikë 42-vjeçarin pas

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi plagosën me thikë 42-vjeçar pas një sherri mes tyre. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër. Policia sekuestroi thikën si provë materiale.

Ndërkohë, edhe një 25-vjeçar ra në prangat e policisë, pasi dyshohet se një natë më parë goditi me thikë një 28-vjeçar në fshatin Nderlysaj, në Theth.

Fatmirësisht, dy personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“-B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se dje, në lagjen “Tre Heronjtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin B. B., 42 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

-F. Th., 25 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se mbrëmë, në fshatin Nderlysaj, Theth, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. Th., 28 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje