TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Qershor 2025, 15:24

"Altin Dumani Xhovani Falkone shqiptar", Petrit Qoli në GJKKO: Kam besim tek ju!

Shkruar nga Pamfleti

"Altin Dumani Xhovani Falkone shqiptar", Petrit Qoli në GJKKO:

Seanca e sotme në GJKKO për dosjen “Plumbi i artë” u shoqërua me tensione mes një të pandehurve, Xhuljan Hoxha dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej. Pjesë e debatit është bërë edhe një prej të akuzuarve të tjerë, i cili nga kafazi në sallë foli për kreun e SPAK, Altin Dumani.

Petrit Qoli e krahasoi Dumanin me prokurorin italian të antimafias Xhovani Falkone (Giovanni Falcone), duke bërë shenjë edhe puthjen e duarve, kor kuptimi i deklaratës dhe veprimeve të tij mbetet i paqartë.

“Xhovani Falkone shqiptar Altin Dumani, drejtuesi i SPAK e ka pasur lapsus që Gjykata vendos çfarë do Prokuroria, unë kam besim te ju, se jeni... (bën shenjë, puth dorën)”, tha ai.

Lini një Përgjigje