TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Qershor 2025, 14:29

Masakra e Bradasheshit, rrëfehet Erion Alibej: Suel Çela pagoi gazetarë me na njollos si familje!

Shkruar nga Pamfleti
Masakra e Bradasheshit, rrëfehet Erion Alibej: Suel Çela pagoi
Erion Alibej dhe Suel Çela

Dëshmia e Erion Alibejt kaloi sot edhe tek motivet e konflikteve mes grupeve kriminale në Elbasan dhe të vrasjes së vëllait të tij dhe 2 të jerëve në atë që njihet si “Masakra e Bradasheshit” në vitin 2018.

Alibej tregoi edhe për lidhjet me narkotrafikantin me famë ndërkombëtare dhe se Endrit Alibej, i vëllai i tij, xhaxhai Arben Dylgjeri dhe miku turk i familjes, u vranë sepse po vinte një ngarkesë me 530 kg kokainë nga Ekuadori.

“Si u sigurian paratë! Unë dhe Endriti kishim nisur një marrveshje biznesi. Me drogë normalisht, por s’kemi qënë përzier kurrë me vrasje. Kemi pas njeriun më të rëndësishëm, u lidhëm me Dritan Gjikën. Endriti dhe shtetasi turk që u vra, mik i familjes tonë, kishim nis një ngarkesë prej 530 kg kokainë për në Turqi. Kishim investuar gjithçka aty”, tregoi ai.

Dhe më tej foli për episodet e vrasjes dhe trafikut të drogës, motivet dhe rrethanat.

“Për episodet e vrasjes kam komunikuar në aplikacionin Sky Ecc. Ne kemi qenë biznesmenë, merreshim me punë të paligjshme kokainë, drogë. Patëm një biznes me Dritan Gjikën. Ai erdhi na takoi, me Endritin dhe shtetasin turk dhe kishin nisur një ngarkesë prej 530 kg kokainë në Ekuador me destinacion Turqinë. Nga Prokuroria e Elbasanit apo Policia, janë të korruptuar kam fakte. Kishte dy javë që ishte nisur ngarkesa. Vranë dy njerëzit kryesorë të kësaj ngarkesë, Endritin dhe turkun, që kishin rol kryesor të nxjerrjes së drogës nga porti. Endriti fliste me njerëzit pa të keq. Ata jo vetëm që vranë njerëzit kryesorë të mi, por më goditën ekonomikisht. Suel Çela ka pasur interes me nxjerrë Endritin jashtë loje”, tha Alibej për detajet.

Madje ai shkoi edhe më tej duke akuzuar se Suel Çela pagoi edhe gazetarë që të goditej familja e tij.

“Janë paguar gazetarë me na njollos ne si familje, si hajduta!”, tha ai në sallën e GJKKO-së.

Gjatë dëshmisë, Alibej foli në detaje për vrasjen e Bujar Çelës, të cilin e identifikoi si “njeriun më të afërt të Talo Çelës”. Sipas tij, pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, ai vetë kishte kwrkuar që arma e krimit të fshihej në banesën e Bujar Çelës. Në këtë plan, pretendon Alibej, ishte i përfshirë edhe Xhuljan Hoxha, i cili “jepte informacione”.

Për këtë pretendim ndërhyri sërish Hoxha, duke thënë: “Unë kam qenë në shtëpi. I sigurt që ke folur me mua o Tommaso Buscetta?”

Në vijim të dëshmisë, Alibej deklaroi se fillimisht për atentatin ndaj Bujar Çelës ishin angazhuar Skerdi Tase dhe Henrik Hoxha, por që më pas u tërhoqën pa dhënë shpjegime. Ai shtoi se më vonë ishin përfshirë shtetasit Besin Xhixha dhe Enver Diva (“çunat e Fushë-Krujës”), të cilët sipas tij morën përsipër ekzekutimin.

erion alibej dhe suel Çela masakra e bradasheshit

Lini një Përgjigje