TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Qershor 2025, 12:02

Akuza e re nga SPAK; si u ekzekutuan nënë e bir në Durrës nga Talo Çela dhe Festim Qoli

Shkruar nga Pamfleti
Akuza e re nga SPAK; si u ekzekutuan nënë e bir në Durrës
Vrasja e Elvis dhe Fatmira Dedajt në Durrës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet ndaj të shumëkërkuarit Talo Çela dhe Festim Qolit.

Ndaj Çelës, SPAK ka ngritur akuzë të re për vrasjen e Fatmira Dedjes.

Ndërkohë për Qolin, prokurorët kanë ngritur akuzë si për vrasjen e saj, por edhe për ekzekutimin e djalit të saj, Elvis Dedja.

Si Çela dhe Qoli janë në kërkim ndërkombëtar.

Kujtojmë se bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka zbuluar detajet në lidhje këto ngjarje.

Elvis Dedja u ekzekutua në Qershor të vitit 2012 ndërsa e ëma e tij një vit më vonë.Fatmira Dedja akuzonte publikisht në prokurori se djalin ia kishte vrarë Festim qoli.

Sipas dëshmisë së Dumanit, Qoli pagoi 40 mijë Euro për ta vrarë Fatmira Dedjan për shkak se ajo “fliste”.

Ajo u godit me grushte dhe me thikë nga Talo Çela dhe Nuredin Dumani.

Dëshmia e Nuredin Dumanit para SPAK lidhur me vrasjen e Elvis dhe Fatmira Dedajt, djalit dhe nënës së tij në Durrës, në vitet 2012 dhe 2013 hodhi shumë dritë mbi ngjarjen dhe autorët e këtyre krimeve.

Dumani akuzoi Festim Qolin dhe Henrik Hoxhën për vrasjen e Elvisit, ndërsa Talo Çelën për vrasjen e 60-vjeçares Fatmira.

Si ndodhi ngjarja?

Fatmira Deda Habibi, 60 vjeçe, nëna e Ervis Dedajt të vrarë në atentat, 15 muaj më parë është vrarë nga persona ende të paidentifikuar në garazhin e pallatit ku jetonte e vetme. 60 vjeçarja është gjetur rreth orës 14 e 30, pranë automjetit në pronësi të saj,brenda në garazhin elektronik, në lagjen nr.3, e mbytur në gjak, me një plagë në kokë, nga një banor i pallatit, i cili lajmëroi urgjencën e spitalit, dhe policinë e rendit. Vrasja e kryer në “pabesi” ndaj të moshuarës, ka mbledhur hetuesit më të mirë të Durrësit, dhe inspektorët e krimeve të rënda, të cilët kanë hapur sërish dosjen e djalit të saj 33-vjeçarit Elvis Deda, vrasje që ka mbetur ende e pazbardhur. Policia po punon në disa pista, vrasje me paramendim, vrasje për hakmarrje dhe për shkak konfliktesh të pazgjidhura pas vrasjes së djalit, në drejtim të bizneseve të tij.

Krimi ka ndodhur me paramedim të plotë, është mendimi i hetuesve lidhur edhe nga rrethanat e skenës së krimit. Autori e ka pritur ose ndjekur viktimën, derisa t’i drejtohej garazhit ku do të parkonte mjetin. Viktima i ka parë dhe pasi ka hyrë në garazh ka shtypur pultin që qepeni të mbyllej me shpejtësi. Por autori e ka nxjerrë me dhunë nga makina, ndërsa boria e makinës ka mbetur e shtypur dhe garazhi ka qëndruar i hapur 30 centimetra. Duket se këtu ka nisur përleshja. Qepeni i garazhit e ka dëmtuar në një pjesë të trupit 60-vjeçaren, e cila më pas është qëlluar me një mjet të fortë në fyt dhe më pas me thikë është qëlluar edhe në kokë. Si pasojë e goditjes ka gjetur vdekjen 60-vjeçarja, ndërsa boria e makinës ka qënë e shtypur, por nuk ka mundur t’i vijë njeri në ndihmë.

vrasja e elvis dhe fatmira dedajt në durrës

Lini një Përgjigje