TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Qershor 2025, 11:43

‘Droni’ kap kultivuesit në mes të parcelave me kanabis, arrestohen 3 persona në Krujë; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

‘Droni’ kap kultivuesit në mes të parcelave me kanabis,

Tre persona janë arrestuar në Fushë Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”.

Sipas policisë, Kastriot Bazja dhe Murat Seferi e Emiljano Seferi, të dy vëllezër, u vunë në pranga, si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.

Në fshatin Zgërdhesh, u zbuluan 11 parcela në të cilat ishin kultivuar 591 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

"Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë intensifikuar kontrollet në terren.

Si rezultat i kontrolleve dhe i hetimeve me metoda proaktive u zbuluan në fshatin Zgërdhesh, 11 parcela në të cilat ishin kultivuar 591 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.    

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, u identifikuan, u kapën dhe arrestuan autorët e dyshuar, shtetasit: 

M. S., 23 vjeç dhe E. S., 32 vjeç (vëllëzër) dhe K. B., 51 vjeç, të tre banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë.

Vijon puna për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje