TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Qershor 2025, 11:08

Kërkoi lirimin nga qelia pasi u rrëzua, GJKKO cakton ekspert mjekësor për gjendjen shëndetësore të Roven Zekës

Shkruar nga Pamfleti

Kërkoi lirimin nga qelia pasi u rrëzua, GJKKO cakton ekspert

Gjykata e Posaçme ka caktuar ekspert mjekësor për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të ish-shefit të konisariatit rrugor të Tiranës Roven Zeka. Ky i fundit kërkoi lirim nga qelia për shkak se ka dëmtuar legenin pasi është rrëzuar në paraburgim.

Mbi bazën e përfundimeve të mjekëve do të vendoset për kërkesën e personit nën hetim.

Zeka dyshohet nga SPAK për korrupsion lidhur me procedurat për një aksident, pasi mori ryshfet prej 2 mijë eurosh.

Më herët, apeli i GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij dhe oficerit Edison Tabaku ndërsa shefi i hetimit të aksidenteve Sokol Novaku u lirua në arrest shtëpie për shkak të rrethanave familjare.

SPAK i arrestoi pasi në disa prova përgjimesh e bisedash, një biznesmen kishte paguar paratë që gruaja e tij të mos arrestohej pas shkaktimit të aksidentit.

Shef i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës Roven Zeka bashkë me Sokol Novakun shef i hetimit të aksidenteve dhe oficerin e policisë rrugore Edison Tabaku, ranë në pranga më 19 prill pasi morën ryshfet, për manipulimin e provave për një aksident rrugor, të shkaktuar nga bashkëshortja e biznesmenit Erges Vrioni.

Sipas dosjes hetimore dhe përgjimeve, duke qenë se oficeri Tabaku e njihte biznesmenin Erges Vrioni, bashkëshortin e gruas që bëri aksidentin, i ka kërkuar shuma monetare për të mos arrestuar Anisa Vrionin.

Lini një Përgjigje