TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Qershor 2025, 11:32

Do të dëshmonte i penduari i drejtësisë Erion Alibej, dështon seanca në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti
Do të dëshmonte i penduari i drejtësisë Erion Alibej,
Erion Alibej

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë për në 24 qershor seancën gjyqësore ndaj të pandehurve në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e disa prej avokatëve mbrojtës, çka solli mbetjen pa përfaqësim ligjor të të pandehurve, duke e pamundësuar vijimin e procesit.

Në seancën e sotme pritej që Erion Alibej, i cilësuar si bashkëpunëtor i drejtësisë në këtë çështje, të përgjigjej ndaj pyetjeve të avokatëve mbrojtës, pasi më herët kishte dhënë dëshminë e tij përballë prokurorëve të SPAK.

Procesi gjyqësor ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i Artë” vijon të jetë një nga më të rëndësishmit në luftën kundër krimit të organizuar në vend, duke përfshirë figura kyçe të botës së krimit dhe rrëfime të detajuara të bashkëpunëtorëve të drejtësisë që kanë zbardhur veprimtari të rënda kriminale.

erion alibej dështon seanca në gjkko

Lini një Përgjigje