TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Qershor 2025, 11:15

Aksioni në doganë ku u kapën 6 kg drogë, arrestohen 4 punonjës policie në Kapshticë; në pranga edhe drejtuesi i mjetit

Shkruar nga Pamfleti
Aksioni në doganë ku u kapën 6 kg drogë, arrestohen 4
Dogana Kapshticë

Katër punonjës policie të kufirit në doganën e Kapshticës kanë rënë në pranga për shpërdorim detyre.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ditën e djeshme ka kryer një operacion kontrolli në pikën kufitare të Kapshticës, gjatë të cilit është zbuluar një sasi droge në një automjet.

Ndërkohë, raportohet se ditën e sotme katër punonjës policie të kufirit në doganën e Kapshticës kanë rënë në pranga për shpërdorim detyre. Mes tyre është një përgjegjës turni.

Sipas burimeve paraprake, bëhet fjalë për rreth 6 kilogramë heroinë në formë çokollate. Në pranga është vënë edhe drejtuesi i automjetit ku u gjet droga. 

Raportohet se droga është kapur duke dalë në kufi, ndërsa bëhet me dije se AMP ka kryer kontrolle në disa automjete. 

Çështja mësohet se ka qenë nën hetim prej rreth 2-3 vitesh, pasi dyshohej për disa persona të lidhur me transportimin e lëndëve narkotike.

Ditën e djeshme disa persona janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje lidhur me kapjen e sasisë së drogës nga autoritetet. Ndërkohë, pritet të ketë një njoftim zyrtar nga policia kufitare.

Lini një Përgjigje