
Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme lagjen Yzberisht në Tiranë, ku një adoleshent ka rënë nga kati i pestë i pallatit ku jetonte me familjen.
Sipas burimeve nga vendngjarja, bëhet fjalë për një 14-vjeçar, i cili është rrëzuar në rrethana ende të paqarta. Dëshmitarë të rastit kanë njoftuar menjëherë urgjencën, ndërsa i mituri është transportuar me shpejtësi në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton mbi dinamikën e aksidentit, ndërsa nuk përjashtohet asnjë pistë. Deri në këto momente nuk ka një version zyrtar se si ka ndodhur rrëzimi – nëse bëhet fjalë për një aksident, pakujdesi apo ndonjë situatë më e rëndë.
Lini një Përgjigje