
Në doganën e Kapshticës janë duke u kryer kontrollet, ndërsa mësohet se në një mjet është konstatuar një sasi droge!
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në Pikën Kufitare të Kapshticës. AMP ka sekuestruar rreth 6 kg heroinë e presuar në formë çokollate, ndërsa ka dyshime për përfshirje të efektivëve të policisë.
Raportohet se droga është kapur duke dalë në kufi, ndërsa bëhet me dije se AMP po kryen kontrolle në disa automjete.
Momentalisht nuk ka të arrestuar, ndërsa disa persona janë shoqëruar dhe do të merren në pyetje lidhur me kapjen e sasisë së drogës nga autoritetet. Pritet të ketë një njoftim zyrtar nga policia kufitare.
Lini një Përgjigje