TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Qershor 2025, 15:50

Ndihmuan autorët në ekzekutimin e anëtarit të grupit të Avdylajve, gjykata lë në burg Klodian Berishën dhe Erion Ndonin

Shkruar nga Pamfleti

Ndihmuan autorët në ekzekutimin e anëtarit të grupit të

Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli dy personat e përfshirë në vrasjen e Ermir Dedjas pak ditë më parë.

Klodian Berisha dhe Erion Ndoni akuzohen se ndihmuan autorët të ekzekutonin anëtarin e grupit të “Avdylajve.

Gjykata vlerësoi të ligjshme arrestimet e kryera të dy të dyshuarve në datën 3 qershor nga policia vendore.

Gjykata vendosi:

1. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të datës 03.06.2025 të personave nën hetim E. N. dhe K.B., të dyshuar për kryerjen e veprës penale "Kontrabanda me mallra të tjerë", parashikuar nga neni 174/2 të Kodit Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal "Arrest në burg", parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim E. N. dhe K.B.

3. Urdhërohet Prokuroria dhe Policia Gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar”, thuhet në vendim.

Dedja dyshohej si anëtar i organizatës së Avdylajve në Shijak, ndërsa kishte edhe precedentë penalë të mëparshëm. Në kërkim për krimin janë edhe tre persona të tjerë. Kurse Ndoni dhe berisha akuzohen se sollën nga jashtë vendit makinat që u përdorën për atentatin dhe transportin e autorëve të ekzekutimit.

Lini një Përgjigje