TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Qershor 2025, 14:43

Aksident i rëndë në aksin Milot-Thumanë, traileri përplas 71-vjeçarin me motor

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Milot-Thumanë, traileri
Pamje ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin “Milot-Thumanë”.

Mësohet se një trailer është përplasur me një motor, ndërsa i plagosur ka mbetur shoferi i motorit 71-vjeçari me inicialet I.K. Sipas policisë, 71-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikur për jetën.

"Rreth orës 12:40, në aksin rrugor “Milot-Thumanë”, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Trailer”, me drejtues shtetasin serb B. V., dhe motomjeti me drejtues shtetasin I. K., 71 vjeç, banues në Milot, Kurbin. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në Spitalin e Kurbinit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje