
Tre ngjarje të rënda kanë goditur opinionin publik brenda disa orësh në vend; dy të rinj i kanë dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në qarkun e Korçës, ndërsa në Tiranë është gjetur i vdekur një burrë ende i paidentifikuar.
Ngjarja e parë u shënua në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet, ku rreth orës 13:20 u gjet pa shenja jete një shtetas rreth 60 vjeç, dyshohet endacak. Policia njofton se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor vijon punën për identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Ndërkohë, tronditje edhe në juglindje të vendit. Në fshatin Sovjan të Maliqit, një 35-vjeçar, me inicialet K. H., është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës nga familjarët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20. Vetëm dy orë më pas, një tjetër rast tragjik ndodhi në Pogradec, në fshatin Rëmenj, ku një 20-vjeçar me inicialet G. D. u gjet pa shenja jete në një zonë kodrinore; edhe ky dyshohet se është vetëvarur.
Duket se gjendja sociale, izolimi dhe mungesa e kujdesit ndaj shëndetit mendor vazhdojnë të jenë plagë të thella për shoqërinë shqiptare.
Lini një Përgjigje