TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Qershor 2025, 11:07

Aksident i shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, një makinë shkrumbohet nga flakë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i shumëfishtë në autostradën
Foto nga aksidenti dhe makina e shkrumbuar

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë – Durrës, pranë fshatit Marikaj.

Në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa njëri prej tyre është shkrumbuar nga flakët. Siç shihet nga pamjet e publikuara makina është djegur plotësisht.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentet dhe nëse ka persona të lënduar, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.

Policia vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

aksident i shumfishte tirane durres makina shkrumbohet

Lini një Përgjigje