TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Qershor 2025, 21:12

E rëndë në Tiranë/ Ra nga lartësia, ndërron jetë 14-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Tiranë/ Ra nga lartësia, ndërron

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kryqytet. Një 14-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rënies nga lartësia e katit të 6 të apartamentit në zonën e Yzberishtit.

Nga informacionet paraprake mësohet se rënia ka qenë aksidentale por i mituri fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

I mituri fillimisht është transportuar me shpejtësi në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe fatkeqësisht nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton mbi dinamikën. Deri në këto momente nuk ka një version zyrtar se si ka ndodhur rrëzimi.

Lini një Përgjigje