Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një 31-vjeçar.
Sipas policisë, një konflikt mes komshinjve ka sjellë në përdorimin e armës, ku 38-vjeçari Korado Teodori ka plagosur me armë zjarri në këmbë 31-vjeçarin Sandrino Baci. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Mësohet se 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa blutë janë vënë në kërkim të autorit.
Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat ndërsa po punohet edhe për kapjen e autorit.
"Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31 vjeç(komshi me njëri-tjetrin). Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Lini një Përgjigje