TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shtator 2023, 22:43

Aksioni i RENEA-s në Vlorë/ Njëri prej 5 të ndaluarve, vëllai i të fortit të Selenicës

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i RENEA-s në Vlorë/ Njëri prej 5 të ndaluarve,

Gjatë kontrollit që polica dhe Forcat RENEA kanë zhvilluar në Vlorë është bërë i mundur arrestimi i 5 personave, të cilët dyshohet se janë shoqëruar për armëmbajtje.

Sipas informacioneve Santiljano Basho është një prej 5 të ndaluarve. Basho është vëllai i një prej të fortëve të Selenicës, Tesi Basho.

Kush është Tesi Basho: 

Tesi Basho është një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve. Ai ka vrarë dy vajza që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, një prej të cilëve e shfrytëzonte edhe vetë. Ai ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimit e tij pas tërmetit që "shkundi" Italinë, së bashku me dy shok të tjerë qelia u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf dhe shkopa fshese. Ai ra në prangat e policisë më 16 tetor të vitit 2019. 

Kujtojmë se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Vlorës kanë vijuar mbrëmjen e sotme aksionin në kuadër të operacionit “Tempulli”. Gjithashut raportohet se FNSH po kryen kontrolle në Vlorë, Selenicë por edhe në disa fshatra përgjatë Lumit të Vlorës.

aksioni policia

Lini një Përgjigje