
Mbrëmjen e sotme policia e FNSH ka zbarkuar në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve kanë nisur kontrolle blic në Vlorë, Selenicë e në disa fshatra të Lumit të Vlorës.
Kontrollet e sotme mësohet se po bëhen në kuadër të megaoperacionit antidrogë, “Tempulli” dhe po punohet për kapjen e personave që janë shpallur në kërkim.
Kujtojmë se si rezultat i megaoperacionit mbi 200 persona ranë në prangat e policisë. Të arrestuarit ishin të lidhur me grupet që shpërndanin drogë dhe lëndë narkotike nëpër qytet të ndryshme të vendit. Nga operacioni gjithashtu mbi 80 persona u shpallën në kërkim.
Lini një Përgjigje