Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip Mercedes-Benz dhe një automjet tip Ford.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre persona, mes tyre edhe drejtuesi i njërës prej mjeteve.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në urgjencë. Mësohet se gjendja e të plagosurve është e stabilizuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje