TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Janar 2026, 16:35

Ngjarje e rëndë në Zall Bastar, një 44-vjeçare mbytet në lumë

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Zall Bastar, një 44-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar ku ka gjetur vdekjen një 44-vjeçare, e cila po tentonte të kalonte lumin.

Mësohet se 44 vjeçarja është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.

Trupi i pajetë është gjetur dhe nxjerrë nga lumi.

“Në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar, dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar lumin, shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe nxjerrë nga lumi.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”- njofton policia.

ngjarje e rëndë në zall bastar

Lini një Përgjigje