TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Janar 2026, 16:36

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 42-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 42-vjeçari
Foto Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:30 të 1 janarit, në kilometrin e dytë të rrugës provinciale Makrychori–Gonnon, kur automjeti që drejtohej nga 42-vjeçari, duke lëvizur nga Makrychori në drejtim të Gonnonit, doli nga rruga dhe u përplas me një makinë tjetër, e drejtuar nga një 24-vjeçar, banor i zonës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy drejtuesit e mjeteve mbetën të plagosur rëndë. Ata u transportuan me urgjencë nga ambulancat e EKAB-it në Spitalin Universitar të Larisës.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 42-vjeçari shqiptar, banor i Gonnosit, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë rreth orës 02:00 të mëngjesit të së enjtes.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Lini një Përgjigje