TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Gusht 2024, 10:06

Aksident në aksin “Kalivaç-Pogradec”, furgoni me pasagjerë përplaset me një kamion; plagosen dy persona

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në aksin “Kalivaç-Pogradec”, furgoni me
Foto ilustruese

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin “Kalivaç-Pogradec”.

Policia bën me dije se një furgon pasagjerësh me drejtues shtetasin A. H., është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin E. H. Si pasojë, dy pasagjerë në furgon janë lënduar.

“Pogradec/ Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Kalivaç-Pogradec”, mëngjesin e sotëm, automjeti tip “Benz”, furgon pasagjerësh me drejtues shtetasin A. H., është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin E. H.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë, shtetasit S. S, dhe H. S., pasagjerë në furgon, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanava dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje