TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Gusht 2024, 09:46

Trafikonin heroinë në ishullin Rodos dhe ua shisnin turistëve, arrestohet çifti shqiptar në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Trafikonin heroinë në ishullin Rodos dhe ua shisnin turistëve,

Një çift shqiptar janë arrestuar nga policia greke, pasi u zbulua se trafikonin heroinë në ishullin Rodos dhe ua shisnin atë turistëve.

Dy shqiptarët, të moshës 22 dhe 38 vjeç janë arrestuar në dhomën e tyre të gjumit, pas një bastisje që u zhvillua në banesën e tyre në mesnatë.

Në dhomën e gjumit u është gjetur një çantë brenda së cilës ndodhej një pëlhurë e zezë najloni me heroinë me peshë totale 351 gram si dhe një tjetër me peshë 40.9 gram. Gjithashtu u gjet dhe një tjetër pako me peshë 4.24 gram, 5 pako me xanax, shuma parash 355 euro, një kartë celulari dhe dy celularë në tavolinën e dhomës së ndenjes.

Çifti u arrestua ndërsa droga dhe sendet e gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

heroine ishulli rodos turisteve greqi cift shqiptar

Lini një Përgjigje