TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Gusht 2024, 22:06

Sherr me thika në Kukës dhe Tiranë, dy persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika në Kukës dhe Tiranë, dy persona të plagosur

Dy plagosje me thikë janë raportuar mbrëmjen e sotme në Kukës dhe Tiranë.

Mësohet se 46-vjeçar është goditur me thikë, në rrugën ‘Shaban Bardhoshi’, pranë zonës së Kombinatit.

Sipas policisë, konflikti mes dy personave ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa raportohet se 46-vjeçari me inicialet D.Xh., ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 16.08.2024, rreth orës 21:00, në rrugën "Shaban Bardhoshi", dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës shtetasi D. Xh., 46 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Ndërsa një tjetër sherr me thikë ka ndodhur mes disa adolëshentëve, në Kukës.

Bëhet me dije se një 15-vjeçar është plagosur rëndë gjatë konfliktit. Urgjenca e spitalit rajonal të Kukësit e ka  transportuar të miturin drejt Prizrenit pasi mungon mjeku kirurgë në Kukës.

“Një sherr i ndodhur mes disa adoloshentëve pranë “Kullës së qendresës” në qendër të qytetit të Kukësit rreth orës 20:30 minuta ka lënë të plagosur rëndë një minoren.

Pamjet ku ka ndodhur ngjarja janë të rënda pasi shkallët e kullës janë me pellgje gjaku.

Spitali Rajonal i Kukësit nuk ka arritur të bëj ndërhyrje më të specializuar për mungesë të stafit kirurgjikal. Urgjenca e Kukësit pasi i ka dhënë ndihmën e parë të riut e ka transportuar drejtë Spitalit të Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje