
Dy mjekë të spitalit të Korçës janë në hetim pasi familjarët e një 61-vjeçareje kanë bërë kallëzim penal për neglizhencë në mjekim.
Mësohet se vdekja e 61-vjeçareje ka ndodhur më 14 gusht 2024. Paraprakisht dyshohet se pacientja ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.
"Nga Komisariati i Policisë Korçë, u referuan materialet në Prokurori për vlerësim për shtetaset A. D., dhe G. R., të dyja mjeke në spitalin e Korçës, pasi: Familjarët e një 61-vjeçareje që humbi jetën më datë 14.08.2024, paraprakisht dyshohet si pasojë e arrestit kardiak, kanë bërë kallëzim pasi pretendojnë se mjekët kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor të 61-vjeçares", njoftoi policia e Korçës.
Lini një Përgjigje