TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Gusht 2024, 12:19

Qarkullonin të armatosur, kush janë trafikantët që u arrestuan në Fier; njëri prej tyre me dy identitete

Shkruar nga Pamfleti

Qarkullonin të armatosur, kush janë trafikantët që u

Dy persona janë arrestuar në Fier, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”.

Ata dyshohet se i përkasin një grupi të shpërndarjes së drogës në qark, por po verifikohet edhe për precedentë të tjerë kriminalë.

Policia vendore njoftoi sot (16 Gusht) se ka finalizuar operacionin e koduar “Sundimi i ligjit”, pas sinjalizimeve se dy të rinj posedonin armatime dhe drogë dhe udhëtonin në aksin Pojan-Dërmenas.

Kanë qenë agjentët e Antidrogës dhe Patrullat, që bënë ndjekjen dhe prangosjen e tyre. Të ndaluarit janë Patrik Ferko, që mbante edhe identitetin Pëllumb Xhafa, 49 vjeç dhe Ersi Hoxhaj, 20 vjeç, të dy banues në fshatin Dërmenas.

Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë, 170 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dhjetëra doza cannabis sativa, 2 celularë dhe automjeti.

Ndaj të rinjve u ngritën akuzat "prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", të kryera në bashkëpunim, kurse dosja i kaloi prokurorisë vendore.

Lini një Përgjigje