TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Gusht 2024, 14:54

U kap me drogë teksa po merrte turnin, arrestohet polici i burgut të Peqinit

Shkruar nga Pamfleti

U kap me drogë teksa po merrte turnin, arrestohet polici i burgut të

Një punonjës policie i Burgut të Peqinit është arrestuar pasi është kapur në drogë. Erald Kasmit i është gjetur lënda narkotike ndërsa ka qenë në orarin e punës.

"Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë  punonjësin e policisë E. K në IEVP Peqin, sepse gjatë futjes në ambientet në orarin zyrtare posedonte lëndë të dyshuar narkotike.

Për këtë arsye në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ushtruar kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për punonjës ose të dënuar/paraburgosur të përfshirë.

Materialet procedurale u referuan në në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Vazhdon monitorimi për goditjen e veprimtarisë së futjes së sendeve të jashtë ligjshme në të gjitha IEVP-të, ku nuk do tolerohet asnjë rast i cili njollos punën e përkushtuar të policisë së burgjeve."-thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje