TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Gusht 2024, 15:22

E rëndë në Lushnje, 21-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal me ujë

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Lushnje, 21-vjeçari gjendet i pajetë
Foto ilustruese

Gjendet i pajetë 21-vjeçari i shpallur i zhdukur një ditë më parë në Lushnje. Polombarët e RENEA pas kërkimeve në një kanal me ujë në fshatin Çukas, gjetën trupin e të riut.

Pas kallëzimit të bërë mbrëmjen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga shtetasi A. C., 37 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë, se prej disa orësh kishin humbur kontaktet me djalin e xhaxhait, shtetasin M. C., 21 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, i cili vuante nga epilepsia, menjëherë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij.

Paraditen e sotme, me ndihmën e polumbarëve të Repartit Special Renea, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit M. C., i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në një kanal vaditës, në fshatin Çukas i Ri, Lushnjë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.

Lini një Përgjigje