
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin “Fier-Levan” në vendin e quajtur qafa e Koshovicës ndërsa 2 automjete janë përplasur kokë më kokë.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 2 personat që udhëtonin me makinën Audi, ndërsa raportohet se janë transportuar menjëherë për në spitalin e Fierit.
Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normale e mjeteve.
Në vendngjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe një mjet zjarrfikës për pastrimin e rrugës
Lini një Përgjigje