TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shtator 2023, 08:20

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, ndërron jetë efektivi i policisë; raportohet për të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, ndërron jetë
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Kombit ku për pasojë ka ndërruar jetë punonjësi i policisë në Mirditë, Gëzim Lazri.

Po ashtu raportohet për disa të plagosur.  Ngjarja ndodhi në aksin Rubik-Rrëshen pas një përplasje të dy mjeteve.

Nga sa bëhet e ditur, ka qenë një manvoër e gabuar e një mjeti tip ‘Chevrolet’ që drejtohej nga një malazez me iniciale M.F. Si pasojë ka ndërruar jetë polici ndërsa shoferi malazez është plagosur dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

"Rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, automjeti tip "Chevrolet" me drejtues shtetasin malazez M. F., është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë).

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G. L.

Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër  shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip "Chevrolet" që drejtohej nga shtetasi M.F.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit."-njofton policia.

Lini një Përgjigje