TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Shtator 2023, 15:41

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve, arrestohet një ndër personat më të kërkuar në Tiranë 

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy

Një nga personat që kryesonte listën e më të kërkuarve nga Policia e Tiranës, Eduart Kurti 48- vjeç është arrestuar ditën e sotme në zonën e quajtur, Ish-fusha e Aviacionit.  

48-vjeçari nga Kruja ishte në kërkim prej viti 2012, për vrasjen e dy vëllezërve Iglent e Sokol Haxhialiu, në Tiranë. Për këtë vepër kriminale ai u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm.

Pas gjurmimit dhe marrjes së informacioneve në rrugë operative, është bërë i mundur lokalizimi dhe më pas organizimi i një aksioni për arrestimin e tij.

Falë inteligjencës policore, strukturat e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

I shumëkërkuari nga Policia e Tiranës, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje, në rrethana të tjera cilësuese.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shumëkërkuar nga Policia e Tiranës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “End”.

Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit, ditën e sotme, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi Eduart Kurti, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasja me dashje, në rrethana të tjera cilësuese, pasi në vitin 2012, në Tiranë, 48-vjeçari, ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit, shtetasit I. H., 44 vjeç, dhe S. H., 41 vjeç.”, njofton Polica.

Si ndodhi ngjarja në 2012

Dy vëllezërit që u ekzekutuan me plumba në kokë mbrëmjen e datës 1 dhjetor 2012 në Tiranë(Iglent Haxhialiu, 44 vjeç, dhe Sokol Haxhialiu, 41 vjeç, që njihej edhe me emrin Nikola) ishin pronarë të disa bizneseve në Tiranë dhe në Vlorë. Vëllezërit nga Berati, prej disa vitesh jetonin në Tiranë në zonën e ish-Bllokut dhe kishin në pronësi 3 apartamentet e katit të gjashtë të një pallati.

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy
Iglent Haxhialiu

Iglenti ishte i martuar dhe në atë kohë dy djemtë e tij ishin njëri 17 dhe tjetri vetëm 1 vjeç. Ndërsa Sokoli (Nikola), i cili ishte duke drejtuar makinën tip “Mazda” me targë TR 9205 S kur ndodhi vrasja, ishte beqar. Viktimat kishin në pronësi një biznes bojërash dhe këtë aktivitet e ushtronin kryesisht në rikonstruksionin e pallateve, kryesisht në zonën e ish-Bllokut, gjithashtu merreshin edhe me shitblerje të pasurive të patundshme.

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy
Sokol Nikola Haxhialiu

Ata posedonin edhe një hotel luksoz në zonën e Dhërmiut në Vlorë, paratë për ndërtimin e të cilit dyshohet se ia kishin marrë borxh, autorit të dyshuar të ngjarjes, Eduart Kurti. Prej disa muajsh, Kurti kishte nisur t’ua kujtonte borxhin dhe interesin prej 5 për qind, të shumës 200 mijë dollarë që ata i kishin marrë hua. Për këtë arsye dyshohet të ketë ndodhur edhe krimi i dyfishtë, në makinën me të cilën udhëtonin vëllezërit.

 

arrestohet

Lini një Përgjigje