
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku një 40-vjeçar shqiptar u qëllua për vdekje me armë zjarri.
Autori i vrasjes një 68-vjeçar e ka qëlluar një herë në kokë dhe më pas është kthyer dhe e ka qëlluar për herë të dytë për të përfunduar vrasjen.
Banorët e zonës janë shokuar nga ngjarja dhe janë shprehur se e njihnin vrasësin dhe se ishte një përson që shpesh krijonte probleme dhe debatonte me fqinjët për arsye të parëndësishme.
Fqinja e 68-vjeçarit ka treguar se shqiptari humbi jetën për një vend parkimi.
“Rreth orës 1 e çerek dëgjuam të shtëna. Shpërthimi ishte shumë i fortë. Dëgjuam zëra”, u shpreh gruaja për “Protothema”.
Një tjetër banor tregoi se autori “ka 16 vite që lufton me të gjithë, duke u krijuar probleme të gjithëve. Ai nuk është i çmendur, ai është i keq”, tha ai duke shtuar se “I thanë se parkingu është privat dhe ai nuk e merrte vesh”.
Një dëshmitare tjetër tha për Protothema, se autori nuk kishte makinë dhe nuk i pëlqenin parkingjet.
“Ata patën një debat, autori shkoi në shtëpinë e tij, mori armën dhe kur doli i tha ‘tani mbarova me ty’, duke e qëlluar. Priti aty derisa erdhi policia dhe e arrestoi. Ishte njeri i çuditshëm. Dy vite më parë ai bëri një aksident me makinë. Ai s’kishte automjet dhe nuk i pëlqenin parkingjet, i konsideronte të paligjshme”, tha ajo.
Viktima ishte një punonjës i biznesit dhe dy burrat raportohet se kanë pasur debate të shpeshta. Sipas raportimit, sherri ka nisur në parkingun, ku 68-vjeçari e ka qëlluar një herë në kokë, por më pas është kthyer dhe e ka qëlluar për herë të dytë për ta përfunduar.
Pas ngjarjes 68-vjeçari është dorëzuar në Policinë Greke. Mësohet se viktima me origjinë shqiptare, rreth 40 vjeç, është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneio-s, ku fatkeqësisht nuk ka mbijetuar.
Lini një Përgjigje