TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Shtator 2023, 13:25

U kap me mbi 12 mijë fara kanabisi dhe fishekë luftarakë, arrestohet 29-vjeçari në Fier

Shkruar nga Pamfleti

U kap me mbi 12 mijë fara kanabisi dhe fishekë luftarakë,

Fation Sheri ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi në banesë iu gjetën 12 100 fara kanabisi, fishekë luftarak dhe një armë e ftohtë, si dhe asgjësohen disa bimë narkotike.

Policia bën me dije se 29-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit “Stadi”.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij, policia gjeti 12 100 fara të dyshuara të bimës narkotike cannabis sativa, fishekë luftarakë dhe një dorezë metalike. Gjithashtu, nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte kultivuar në vazo, 17 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

fier kanabis fishekë luftarakë 12 mijë fara

Lini një Përgjigje