TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Shtator 2023, 09:59

I dha të miturit hashash dhe e postoi në Tik Tok, 31-vjeçari në Kurbin: Video është montazh

Shkruar nga Pamfleti

I dha të miturit hashash dhe e postoi në Tik Tok, 31-vjeçari

31-vjeçari Gëzim Avdi (Kalia), i cili dy ditë më parë u arrestua nga policia e Lezhës pasi shfaqej në një video, duke konsumuar hashash bashkë me një fëmijë të mitur, ka deklaruar para hetuesve se videoja është montazh.

"Nuk i kam dhënë asnjë të mituri lëndë narkotike për të konsumuar dhe videoja e dalë në tik-tok është montazh", mësohet të ketë thënë 31-vjeçari.

I riu po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës në pritje për tu njohur me masen e sigurisë në gjykatë, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Ndërkohë policia nuk ka arritur ende të indetifikojë fëmijen që shfaqej në videon e postuar në tik-tok, pasi 31-vjeçari nuk ka bashkëpunuar me uniformat blu me pretendimin se nuk ka lidhje me këtë rast.

Gëzim Avdi (Kalia) banues në Patok Kurbin, u arrestua mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës, pas publikimit të vidoes ku shfaqej duke konsumuar lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa bashkë me një të mitur.

tik tok kurbin hashash montazh

Lini një Përgjigje