TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shtator 2023, 21:57

Operacioni i policisë, Klodiana Lala zbulon detaje: Droga vinte nga SHBA dhe Kanadaja në formën e lodrave të fëmijëve

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i policisë, Klodiana Lala zbulon detaje: Droga vinte nga SHBA

Të tjera detaje janë zbuluar nga megaoperacioni “Tempulli” ku u bë i mundur arrestimi i mbi 200 personave.

Gazetarja Klodiana Lala tha se droga që shpërndahej në shkolla, mendohet se vinte nga SHBA dhe nga Kanadaja. Ajo u shpreh se hashashi  ka ardhur në Shqipëri në formën e lodrave të fëmijëve.

“Droga mendohet që vinte nga SHBA dhe nga Kanadaja dhe vjen në pamje të lodrave të fëmijëve. Në pamje të parë, duken si lodër fëmijësh, pra ka kaluar si konservë, lodër fëmijësh dhe në momentin që hapet është hashashi që është prodhuar me llamba të mëdha dhe konsiderohet që është i një cilësie shumë të lartë. Unë jam nënë dhe kam 2 fëmijë dhe fenomeni i shitjes së drogave në shkolla më shqetëson shumë dhe kam ndjeshmëri më të lartë se mund të bëj një punë të zakonshme si gazetare”, u shpreh ajo.

Lala shton se akoma është e paqartë se si ka arritur që të kalojë kjo drogë në Shqipëri përmes doganave.

“Ka disa mangësi, ne nuk dimë akoma dhe nuk kemi një përgjigje nga ana e autoriteteve se si ka hyrë kjo sasi e drogës. Mendohet se ka ardhur me postë dhe nuk dihet si ka kaluar në doganë. Ne nuk kemi krerët e grupeve kriminale që janë prekur. Nëse ne nuk godasim kokat, do të shkojnë disa të rinj në burg, janë disa të rinj të cilët disa janë të varur nga droga, që mund të shpejt mund të futen në këtë rrugë. Kjo histori nuk duhet parë si operacion i shkëputur, është i vonuar”, përfundoi ajo.

klodiana lala droge detaje

Lini një Përgjigje