TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shtator 2023, 16:57

Pas dy orësh luftë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Pas dy orësh luftë me flakët, vihet nën kontroll zjarri

Prej dy orësh një pallat 10-katësh në zonën e 21 Dhjetorit është përfshirë nga zjarri. Flakët nisën rreth orës 14:00 në katin e fundit të pallatit dhe i favorizuar nga era dhe materiali polesterol me të cilën ishte mbuluar fasada e pallatit, është përhapur me shpejtësi në të gjithë pallatin.

Pas dy orësh luftë me flakët, vihet nën kontroll zjarri

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në katin e fundit  të pallatit por për shkak të rënies së materialeve të djegura të pallatit në katet e poshtme janë përfshirë nga zjarri të gjitha katet.

Pas dy orësh luftë me flakët, vihet nën kontroll zjarri

Kati i 5 ishte ai i cili u dogj komplet si shkak i flakëve, por pas dy orëve luftë zjarrfikësit kanë bërë të mundur vendosjen në kontroll të situatës.

zjarri tiranë

Lini një Përgjigje