TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shtator 2023, 16:04

Zjarri në Tiranë, një zjarrfikës asfiksohet gjatë punës dhe transportohet në spital

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Tiranë, një zjarrfikës asfiksohet gjatë

Një zjarrfikës raportohet të ketë pasur probleme me frymëmarrjen gjatë operacionit për shuarjen e flakëve në pallatin 10 katësh tek zona e Ish parkut të Autobusëve. Bëhet me dije se zjarrfikësi është transportuar menjëherë drejt spitalit. 

Flakët janë vënë nën kontroll në një pjesë të pallatit ndërsa po punohet për të izoluar vatra të tjera zjarri. I gjithë pallati është evakuuar. 

Mësohet se zjarri ka përparuar duke hyrë në katet e brendshme të pallatit duke bërë të pamundur fikjen e tij nga forcat zjarrfikëse. 

zjarr tirane

Lini një Përgjigje