TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shtator 2023, 15:59

Pas akuzave të Berishës dhe rrjedhjes së informacionit, policia kujtohet të konfirmojë arrestimin e Amant Josifit

Shkruar nga Pamfleti

Pas akuzave të Berishës dhe rrjedhjes së informacionit, policia

Policia është kujtuar pas një jave të konfirmojë se është arrestuar në Dubai i shumëkërkuari Amant Josifi. Ai ishte në kërkim për llogari të autoriteteve spanjolle për mashtrime me përmasa të mëdha me call centerat dhe kriptomonedhat dhe para një jave është ndaluar në Dubai.

Por policia nuk informoi për këtë arrestim. Ishin gazetarët që zbuluan, teksa në Kuvend ish-kryeministri Berisha akuzoi uniformat blu se e mbajtën të fshehtë ngjarjen. Vetëm tani policia doli me një deklaratë.

Sqarim i Policisë së Shtetit, në lidhje me kapjen në Dubai, të shtetasit A. J., të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar të koduar “FRIDA-REFOX”.

Në vijim të punës hetimore, gjurmuese dhe kërkimore, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të hetimit të përbashkët ndërmjet autoriteteve policore shqiptare dhe atyre spanjolle, u kap në Dubai, për llogari të autoriteteve spanjolle, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar A. J.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e La Seu de Urgell, Spanjë, me vendimin nr. 2, të datës 03.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Mashtrime me rrethana rënduese", “Krim kibernetik", "Skema piramidale" dhe "Organizata kriminale", të parashikuara nga Kodi Penal spanjoll”, tha policia.

 

Lini një Përgjigje