TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shtator 2023, 13:28

Aksident i rëndë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, makina përplas për vdekje 35-vjeçaren; arrestohet shoferi

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në rrugën dytësore

Matilda Salla, 35-vjeçe ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën dytësore Tiranë- Durrës.

Policia bën me dije se sot është vënë në pranga shoferi, një 27-vjeçar i identifikuar si Orges Bashkurti ndërsa vijojnë punimet për sqarimin e rrethanave.

"Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin O. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ka aksidentuar shtetasen M. S., 35 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë më pas, në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

aksident tirane durres

Lini një Përgjigje