TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shtator 2023, 10:24

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 28-vjeçarja shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 28-vjeçarja

Një 28-vjeçare shqiptare ka vdekur pas një aksidenti tragjik në Greqi. Mediat raportojnë se rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën kombëtare Athinë-Korinth.

Një 28-vjeçare me origjinë nga Shqipëria ka qenë pasagjere e një motori që është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçarja shqiptare ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i motorit, shtetas grek ka mbetur i plagosur rëndë.

Nga ana tjetër, drejtuesi i makinës që u përfshi në aksident dhe u largua nga vendi i ngjarjes është lokalizuar nga policia dhe është arrestuar.

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 28-vjeçarja

Lini një Përgjigje