TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shtator 2023, 10:02

Aksidenti i rëndë në Itali, humb jetën 38-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti i rëndë në Itali, humb jetën 38-vjeçari

Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Tezze sul Brenta, në provincën e Vicenza të Italisë.

Viktimë, sipas mediave fqinje, ka mbetur një 38-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit momentalisht nuk bëhet i ditur.

Nga të dhënat e deritanishme, viktima mësohet se udhëtonte me motor kur në rrethana ende të paqarta i ra nga pas një automjeti. Nga përplasja shqiptari përfundoi në korsinë tjetër të rrugës ku u godit nga një tjetër makinë, që nuk arriti të ndalonte në kohë.


Shqiptari mësohet se humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Lini një Përgjigje