TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shtator 2023, 09:12

Megaoperacion antidrogë, kontrollohen dhjetëra banesa “të fortësh”; helikopterët fluturojnë mbi lagjet e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Megaoperacion antidrogë, kontrollohen dhjetëra banesa “të

Një operacion i madh kombëtar anti-drogë është zhvilluar nga toka dhe ajri në Tiranë dhe disa qytete të vendit. Deri tani janë arrestuar mbi 200 te arrestuar.

Helikopterët fluturojnë edhe mbi tarracat e pallateve në Tiranë, teksa dhjetëra banesa “të fortësh” në lagjet e Tiranës janë duke u kontrolluar.

Aksioni policor po zhvillohet nëTiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Elbasan dhe Korçë.

Për ekzekutimin e vendimeve të dhënë nga prokuroritë e këtyre qyteteve po marrin pjesë RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie. Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë. Hetimet mësohet se kanë vijuar prej 6 muajsh. Mes të arrestuarve ka edhe vajza.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe shuma të mëdha me para.

Lini një Përgjigje