TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shtator 2023, 08:43

Vijon megaoperacioni në disa qytete/ Arrestohen 200 persona, gjendet një drogë e re që vjen në Shqipëri me postë

Shkruar nga Pamfleti

Vijon megaoperacioni në disa qytete/ Arrestohen 200 persona, gjendet

Një operacion antidrogë po zhvillohet në disa qytete të vendit, ku deri tani janë arrestuar afro 200 persona. Mësohet se është sekuestruar kokainë, peshimi i të cilës nuk është bërë akoma për shkak të vijimësisë së operacionit.

Ndërkohë gjatë tij është konstatuar edhe një lloj droge e re e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë, një lloj droge xhelatinoze.

Burimet thonë se gjithashtu janë kapur qindra doza kanabisi dhe shuma të mëdha parash. Ka edhe vajza të përfshira në këtë veprimtari kriminale.

Mësohet se Policia ka sekuestruar rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis në kryeqytet.

Raportohet se arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan.

Në operacion po marrin pjesë RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie.

Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë. Ndërkohë, hetimi ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë.

 

operacioni antidroge

Lini një Përgjigje