
Një zjarr i madh ka rënë në një pallat pranë Kompleksit "Delijorgji". Flakët kanë përpirë katin e fundit të ndërtesës, që mësohet se është një lokal.
Nuk ka pasur persona të lënduar, por janë dëgjuar ulërima dhe njerëzit e frikësuar janë larguar me vrap. Flakët janë përhapur jashtë për shkak të veshjes së pallatit me polesterol. Kjo ka bërë që të digjen edhe disa apartmanete. Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje, por përhapja e flakëve rrezikon dhe pallatet përreth.
"Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”, ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."-njofton policia.


Lini një Përgjigje