
Zjarri i rënë pak minuta më përpara në një pallat në Tiranë ka marrë përmasa të mëdha për shkak të materialit polesterol që është veshur pallati.
Zjarri ra fillishimit në katin e sipërm por po përhapet me shpejtësi. Ndërkohë forcat zjarrfikëse po përpiqen të shuajnë flakët.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në zonën e ish-parkut të Autobusëve në Tiranë, në rrugën 'Sali Butka'. Policia bën me dije se janë evakuuar banorët.
"Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën "Sali Butka", ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje