
Janë publikuar disa pamje nga kati i 10-të i pallatit që u përfshi nga flakët në zonën e ish-parkut të Autobusëve, këtë të enjte.
Flakët nisën rreth orës 14:20 në katin e fundit të pallatit dhe i favorizuar nga era dhe materiali polesterol me të cilën ishte mbuluar fasada e pallatit, zjarri u përhapur me shpejtësi në të gjithë pallatin duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në të gjithë ndërtesën.

Si pasoj e flakëve kati i 10 i pallatit ku dhe dyshohet se ndodhi shkëndija që nisi zjarrin, është shkatërruar plotësisht. Kjo gjë shihet qartë dhe nga fotot e siguruar nga vendi i ngjarjes, ku vihet re që gjithçka është shkrumbuar.

Gjithashtu dhe në disa apartamente të tjera raportohet se kanë pësuar dëme të shumta materiale.

Lini një Përgjigje