TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shtator 2023, 21:45

Detaje nga megaoperacioni "Tempulli", një vajzë shtatzënë dhe një 74-vjeçar të përfshirë në shitjen e drogës

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga megaoperacioni "Tempulli", një vajzë

Të tjera detaje janë zbuluar nga megaoperacionin antidrogë që ditën e sotme rezultoi në arrestimin e mbi 200 personave.

Gazetarja Glidona Daci ka zbuluar se në mesin e të arrestuarve për shitje droge ka qenë një vajzë shtatzënë dhe një i moshuar mbi 74-vjeç. Ajo shtoi se operacioni policor ka nisur muaj më parë, ndërsa tregoi se shpërndarësit janë kompromentuar nga përgjimet dhe provat fotografike të tyre gjatë shitjes së lëndëve narkotike.

“Një vajzë shtatzënë dhe 3 të tjera janë përfshirë në shitjen e drogës dhe janë arrestuar gjatë operacionit antidrogë. Një burrë mbi 74 vjeç ishte përfshirë po ashtu në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Çmimi i kokainës në vend ka rënë, sepse ka magazina me shumicë që nuk është shitur. Pastërtia e kokainës sipas ekspertëve shkon deri në 90%. Fakti që shitet lirë tregon se në Shqipëri mund të gjendet më kollaj.

Operacioni ka nisur muaj më parë. Janë fotografuar dhe përgjuar momentet e blerjes së drogës nga persona të infiltruar. Shumica e të arrestuarve janë shpërndarës droge, por jo përgjegjësit kryesorë”, u shpreh ajo.

detaje megaoperacion droge

Lini një Përgjigje